Scan barcode
A review by mrs_schwarz
Immortality by Milan Kundera
5.0
Nuk mund ta quash as roman historik, as biografik, as erotik, as ese filozofike, as shumë gjëra të tjera. Është një krijim letrar i mprehtë që i jep formë mendimeve që nuk e dinim se i kishim dhe na hap sytë për ato që nuk i shihnim edhe pse na kalonin poshtë hundës.
Me një humor të hollë, Kundera trajton strumbullarin e shpirtit dhe raportit me pavdekësinë, dëshirimin e saj dhe arratisjen në drejtim të kundërt. Krejt natyrshëm, përmes dialogjeve mes Gëtes dhe Heminguejt në jetën e përtejme, si dy rioshë që shkrehen në ankesa të pambarimta për fjalët e thëna pas vdekjes së tyre, zëri i Kunderës luan me pikëvështrimin tonë mbi të përtejmen, duke ngritur aq pyetje e njëkohësisht duke dhënë shumë përgjigje.
Një histori sa e çuditshme aq edhe e kthjellët, 'Pavdekësia' hap dyert e trajtave të ndryshme të dashurisë, pasionit dhe epshit. Personazhet nuk arrijnë thuajse kurrë ta kuptojnë se cilën jetojnë (a nuk kemi qenë të gjithë budallenj të tillë qoftë edhe një herë të vetme?!) dhe bien në grackën e humbjes pambarimisht për tu endur në qorrsokakë të jetës, me dëshirën e vetme: për të shpalosur Unin krenarisht diku tjetër.