A review by mrs_schwarz
La casa del silenzio by Orhan Pamuk

4.0

Mbretëresha e Pamukut është Heshtja. Gjithë çka ndodh në këtë roman rrëfehet prej zërit të mendimeve të gjashtë personazheve: Fatma, Rexhep, Faruk, Nilgyn, Metin dhe Hasan. Sa të afërt aq edhe diametralisht të kundërt, ata bashkohen në mungesën e lumturisë dhe dilemave për të gjetur vetveten në strumbullarin e ndryshimeve të mëdha sociale, morale e politike të Turqisë në vitet '70.
Një pararendës i këndshëm i 'Muzeut të pafajsisë', romani shënon hapat e parë të Pamukut drejt vendosjes në shkallët e larta të letërsisë botërore, për të kulmuar në çmimin Nobel.
'Shtëpia e heshtjes' paraqet zërat tejet të dallueshëm të personazheve, boshllëkut të mbushur me kujtime, përbuzjes, vetmisë dhe obsesionit. Mosha dhe brumosjet intelektuale të ndryshme, kornizojnë botëkuptime të larmishme e fate të çuditshme.