Scan barcode
mrs_schwarz's reviews
196 reviews
Caín by José Saramago
3.0
Për stilin dhe ironinë meriton shumë. Për trajtimin e temës ka shumë vend për diskutim. Personalisht, mendoj se jo veç për çështjen e Zotit, por për edhe çdo gjë tjetër duhet të tregohemi dyshues. Nuk mund të merret asgjë për e mirëqenë dhe shumë pyetje nuk mund t'i kalojmë me 'Ashtu desh Zoti'.
Unë mendoj se jemi produkte të një krijuesi shumë më të madh se ne, qoftë ky Zot, Perëndi, Allah, Natyrë, Big Bang apo ku di unë. Nëse jemi krijesa të versionit të Zotit që trajton Saramago, duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi një rresht i humbur në katalogun e krijimeve të tjera. Ai krijoi njeriun, ashtu siç krijoi yjet dhe pleshtat, dhe nuk mund të tregohemi egoistë e të pretendojmë (siç bën Saramago) që e gjithë koha e tij menaxhuese-rregulluese-mbarëvajtëse të shkojë për të ndarë dy fëmijë që grinden në rrugë ose të ndalojë vëllavrasjen për dy thupra gardhi. Nëse kemi kaq vite me luftëra 'në emër të Zotit' dhe sipas Saramagos "Zoti është i keq meqë i lejon" , po sikur të mendonim edhe se mbase mbase ky Zot po vendos rregull te një X vrimë e zezë që mund të shfaroste çdo lloj ekzistence tjetër? Sigurisht Saramago do thoshte 'Zoti nëse do ishte i mirë nuk do kishte krijuar as vrimën e zezë e as luftën', dhe këtu duhet të kuptojmë që shpesh disa gjëra dalin jashtë kontrollit dhe na mbetet veç të përpiqemi t'i ndreqim.
'Kaini' shërben si një shtysë shumë e mirë për të ngritur disa pyetje mbi gjëra që i kemi marrë të mirëqena, për të ndezur një dritë që ngadalë mund të hapi sytë e besimtarëve të verbër, por nuk duhet marrë fjalë për fjalë për të njejtën arsye të përmendur më sipër.
Long story short, besoni por besoni me mend në kokë, dhe nëse nuk besoni mos u tregoni harbutë me ata që zgjedhin të besojnë. Peaceeee ✌🏻

El coronel no tiene quien le escriba by Gabriel García Márquez
5.0
Sa i trishtë dhe zemërthyes, aq edhe zbavitës me ironinë e tij. ♥️
Blood Wedding, Yerma and the House of Bernard Alba: Garcia Lorca's Tragic Trilogy by Federico García Lorca, Federico García Lorca, Dennis A. Klein
5.0
Ka kaq shumë tension dhe tragjizëm sa duhet lexuar me patjetër.