mrs_schwarz's reviews
196 reviews

The General in His Labyrinth by Gabriel García Márquez

Go to review page

5.0

Ky është libri i katërt i Marquez-it që kam lexuar. E kam shijuar shumë për stilin dhe ndërtimin e një personazhi në mënyrë aq të plotë, sa nuk ke zgjedhje tjetër veç admirimit kundrejt tij. Një roman me tipare historike, por që rrëshqet në mënyrë të heshtur dhe pa bujë drejt një drame (tragjedie!) të shpirtit njerëzor, të gërryer pa mëshirë nga tradhëtitë, humbjet dhe mbi të gjitha prej shkëlqimit të humbur. Prekja e trajtës më të fshehur të një embleme si Simon Bolivari, asaj që ai u pëpoq aq shumë ta fshehë pas shpërthimeve të papërmbajtshme dhe kllapive të tuberkulozit.
Le Colonel Chabert by Honoré de Balzac

Go to review page

3.0

Zyrtarisht, me Balzakun kam marrëdhënie respekti por jo pëlqimi. Mora përsipër të lexoj 'Kolonelin Shaber' (pas një 'Xha Gorioi' të braktisur me dhimbje), me idenë se mbase duhet ta nisja nga një novelë e shkurtër për të arritur shijimin e romaneve të Balzakut. Gjatë leximit të 'Kolonelit' arrija të kuptoja përmasat dhe trajtat e shpirtit njerëzor, lakminë, përbuzjen e shpresën, por prapë se prapë nuk mund të lija pa kapërcyer disa rreshta nga monologët e stërgjatë. Mbase pas disa vitesh, monologët e Balzakut do të kthehen në himne për mua, por sot 'vrulli i rrëmbyer dhe i papjekur i rinisë' (siç do shprehej vetë Balzaku), nuk më lejon të prek madhështinë e tij. 😕