Scan barcode
mrs_schwarz's reviews
196 reviews
The Clown by Heinrich Böll
5.0
Në këtë roman tregohet historia e tri personazheve: Klounit, Maries dhe gjithë të tjerëve. Edhe pse në roman ngjarje nuk ka, zëri i kllounit rrëfen shumë dhe paraqet spektrin e shoqërisë në të gjitha kohërat, politikën, fenë dhe dashurinë, meskinitetin, tradhëtinë, hipokrizinë dhe statusin e shkelur të familjes. Përmes Hansit (Klounit) preket mjerimi i artistit dhe moskuptimi i shpirtit të tij që prej fëmijërisë; trishtim që do ta ndjekë përjetësisht duke i lënë një boshllëk në sytë që sidoqoftë do të shprehnin shumë.
Rrënimi i tij merr tatëpjetën pas largimit të Maries, dashurisë së vetme, e cila mori me vete dhe shtysën e tij për të vazhduar artin e tij. Çuditërisht, paçka se ajo (kujtimi i saj!) përshkruhet me dashuri nga Hansi, nuk arrij ta pëlqej apo simpatizoj. Mbase kjo ndodh duke qenë se ajo u largua, ose mbase më ngjan e dobët, jo e dashuruar, egoiste ose e padenjë për të qendruar në krah të klounit, atij që koleksiononte çaste!
•Në qoftë se e meriton një emër kjo epoka jonë, ajo duhet quajtur epoka e prostitucionit. Njerëzit janë mësuar me një fjalor laviresh. E takova njëherë Zomervildin pas njërit nga këto debate (,,A mund të jetë fetar arti modern?''), dhe ai më pyeti: "Isha i mirë? Të pëlqeva?", pikë për pikë pyetjet që bën kurva kur ndahet nga klienti i saj.•

Heart of a Dog by Mikhail Bulgakov
5.0
Nëse nuk doni të hallakateni dhe të nisni lexime që nuk dini si do t'ju shkojnë, zgjidhni Bugakovin dhe do ndiheni të plotësuar. Për mua është libri i tretë që lexoj prej tij (Pas 'Mjeshtrit e Margaritës dhe Gardës së Bardhë). Çuditërisht, të tre romanet janë jashtëzakonisht të ndryshëm nga njëri-tjetri (fantazi, historical fiction dhe sci-fi), por në asnjërin prej tyre Bulgakov nuk gabon apo bie në stil, personazhe, fabul dhe mesazh. (Mos harroni të lexoni mbi peripecitë e dorëshkrimit të 'Zemër qeni' 😉)
Në 'Zemër qeni' Bugakov satirizon idenë e shtruar në vitet e para të komunzimit në Bashkimin Sovjetik për rindërtimin e njeriut, lindjen e krijesës së re dhe superiore sovjetike. Përmes përdorimit të shkencës jashtë limiteve etike dhe duke ndërhyrë mbi një pushtet më të lartë se shkencëtarët, -evolucionin Darvinian- Filip Filipoviçi dhe ndihmësi i tij Bormentali krijojnë një qenie më të rrezikshme se qesharake prej trupit të një qeni endacak. Pasi kuptojnë se kanë shkelur në një realitet të paparashikuar, ata përpiqen të zhbëjnë eksperimentin e tyre, duke fshikulluar idetë e Trotskit dhe Leninit mbi përmirësimin e gjeneve sovjetike dhe eksperimenteve në Paris për rinimin e njeriut përmes gjeneve të majmunëve.
Gjenialiteti i romanit ndërtohet prej përshkrimit tejet të detajuar të jetës së proletariatin në Moskë, fundit të borgjezisë së mbetur ende më këmbë, njohurive prej mjeku të vetë Bulgakovit dhe ironisë sa të hollë aq edhe vrasëse që e karakterizon kaherë. Një lexim që tërheq shpejt dhe në mënyrë të pashmangshme drejt një realiteti në dukje tejet të largët, por në fakt ende të pranishëm në njerëzit kërkojnë eliksirin e Përjetësisë.

Memories of My Melancholy Whores by Gabriel García Márquez
4.0
'Kujtim kurvash të trishta' ishte leximi im i katërt nga krijimtaria e Gabriel Garcia Markezit. Një roman kujtimesh dhe pendesash, dashurie dhe epshi, jete dhe vdekjeje.
Gazetar nderi i një gazete serioze, autor i shkrimeve të dala kohe, i pamartuar dhe i harruar, ai vendos të festojë datëlindjen e tij të nëntëdhjetë në bordelin të cilin nuk ka vizituar prej vitesh. Njohës i jashtëzakonshëm i seksit të rastësishëm, pa ndjenja dhe kujtime që ia vlenin, gazetari ka një kërkesë të veçantë: një vajzë të virgjër për t'ia shtuar listës së panumërt të femrave në jetën e tij.
Në zgrip të vdekjes, arrin të bëhet viktimë e asaj që qoftë edhe një herë në jetë ka prekur çdokënd: dashurisë platonike. Pa i folur kurrë, pa e parë kurrë të zgjuar, gazetari dashurohet si adoleshent, si i pjekur dhe si i moshuar me krijesën e shpikur prej tij që mbante trupin e virgjëreshës së asaj nate. Rob i xhelozizë dhe çmendurisë ai zbulon për herë të parë dashurinë dhe jetën.
Mbase leximi pas 'Gjeneralit në labirintin e tij' e zbehu disi shijen e 'Kujtim kurvash të trishta'. Tejet melankolik, përcjell brenda lexuesit një ndjesi plakjeje të menjëhershme, vendos mbi supe pendesa që nuk i kemi (ose kemi dashur t'i harrojmë!), por na jep shpresë se një grimcë dashurie do të na tregojë dritën e jetës. Zëri i Markezit në këtë romanth shkrihet tërësisht me atë të gazetarit, duke e bërë historinë tejet të përjetueshme dhe vrasëse, përcjell egoizmin, meskinitetin dhe harresën e jetës në shkapërdarjen budallaqe të shpirtit. Një himn i dashurisë së pakuptuar, keqardhjes, ndrydhjes dhe vdekjes.

The Education of the Stoic: The Only Manuscript of the Baron of Teive by Fernando Pessoa
4.0
I këndshëm, i veçantë, i sinqertë...por disi shumë i stërholluar për t'u përqafuar tërësisht. 3.5/5 ⭐️
La casa del silenzio by Orhan Pamuk
4.0
Mbretëresha e Pamukut është Heshtja. Gjithë çka ndodh në këtë roman rrëfehet prej zërit të mendimeve të gjashtë personazheve: Fatma, Rexhep, Faruk, Nilgyn, Metin dhe Hasan. Sa të afërt aq edhe diametralisht të kundërt, ata bashkohen në mungesën e lumturisë dhe dilemave për të gjetur vetveten në strumbullarin e ndryshimeve të mëdha sociale, morale e politike të Turqisë në vitet '70.
Një pararendës i këndshëm i 'Muzeut të pafajsisë', romani shënon hapat e parë të Pamukut drejt vendosjes në shkallët e larta të letërsisë botërore, për të kulmuar në çmimin Nobel.
'Shtëpia e heshtjes' paraqet zërat tejet të dallueshëm të personazheve, boshllëkut të mbushur me kujtime, përbuzjes, vetmisë dhe obsesionit. Mosha dhe brumosjet intelektuale të ndryshme, kornizojnë botëkuptime të larmishme e fate të çuditshme.

E madhe është gjëma e mëkatit by Mitrush Kuteli
5.0
Një rrëfenjë kaq e bukur, kaq e drejtpërdrejtë, sa nuk ia del të gjesh fjalë për të. ♥️