Scan barcode
mrs_schwarz's reviews
196 reviews
Poirot e i Quattro by Agatha Christie
3.0
Agatha është Agatha, por romanet me intriga spiunazhi ndërkombëtar nuk janë në shijet e mia.
Misteri i kësaj rradhe është i rrëmujshëm, jo i shpjeguar në detaje, ka ca fantazi të tepruar në krahasim me tipiken e Poirot dhe boshllëqe të pakëndshme.
Ia vlente vetëm ironia e personazheve dhe disfatat që nuk jemi mësuar shpesh t'i shohim nga Poirot.

Immortality by Milan Kundera
5.0
Nuk mund ta quash as roman historik, as biografik, as erotik, as ese filozofike, as shumë gjëra të tjera. Është një krijim letrar i mprehtë që i jep formë mendimeve që nuk e dinim se i kishim dhe na hap sytë për ato që nuk i shihnim edhe pse na kalonin poshtë hundës.
Me një humor të hollë, Kundera trajton strumbullarin e shpirtit dhe raportit me pavdekësinë, dëshirimin e saj dhe arratisjen në drejtim të kundërt. Krejt natyrshëm, përmes dialogjeve mes Gëtes dhe Heminguejt në jetën e përtejme, si dy rioshë që shkrehen në ankesa të pambarimta për fjalët e thëna pas vdekjes së tyre, zëri i Kunderës luan me pikëvështrimin tonë mbi të përtejmen, duke ngritur aq pyetje e njëkohësisht duke dhënë shumë përgjigje.
Një histori sa e çuditshme aq edhe e kthjellët, 'Pavdekësia' hap dyert e trajtave të ndryshme të dashurisë, pasionit dhe epshit. Personazhet nuk arrijnë thuajse kurrë ta kuptojnë se cilën jetojnë (a nuk kemi qenë të gjithë budallenj të tillë qoftë edhe një herë të vetme?!) dhe bien në grackën e humbjes pambarimisht për tu endur në qorrsokakë të jetës, me dëshirën e vetme: për të shpalosur Unin krenarisht diku tjetër.

Se una notte d'inverno un viaggiatore by Italo Calvino
4.0
Një libër i çmendur, mbi leximin, romanet, shkrimin dhe dashurinë mes lexuesve. Recommended 😌
Vdekja më vjen prej syve të tillë by Rexhep Qosja
4.0
3.75/5 ⭐️ Herë i rrëmujshëm e herë i mirë ndërtuar, të tërheq në një vorbull ngjarjesh që nuk rrëfehen, por nënkuptohen. Tejet modern për letërsinë shqiptare të viteve para '90. Personazhe jo të shpeshtë, por jo të trilluar, që krijojnë histori tejet interesante.
The Time of the Doves by Mercè Rodoreda
5.0
Një roman që përpihet pa frymë. Madhështor dhe tejet i trishte, i mbushur me ngjarje aq të rrëmbyeshme sa nuk gjen prehje veçse në faqet e fundit. Një roman pa kulme dhe ngjarje të jashtëzakonshme, por një roman jete dhe mjerimi, ku bukuria dhe paqja dëshirohen aq shumë sa shkaktojnë dhimbje.
Një nga librat më të mirë që kam lexuar. ♥️

A Heart So White by Javier Marías
5.0
Ka libra të bukur që janë të tillë sepse na bëjnë të ëndërrojmë, ka të tjerë sepse gjejmë veten të pasqyruar aty, ka disa që e kanë këtë status vetëm për shkak se na i ka dhuruar dikush i veçantë......dhe ka disa që janë të bukur sepse të mbërthejnë e të përfshijnë në ngjarje aq fort sa të japin ulçer.
'Një zemër kaq e bardhë' pështjellohet nga e kaluara e fshehur për të mbijetuar e për të lënë të tjerët të jetojnë, nga dilemat e martesës dhe nga pyetja "A është kërkimi i dashurisë apo gjetja e saj, kuptimi i jetës tonë?". Pa ngjallur empatinë tipike për një personazh apo një tjetër, Javier Marias arrin të të detyrojë ta përligjësh çdo veprim të historisë dhe të shtrëngon të pranosh se mbase mbase, edhe ti, do të ecje në hapat e personazheve.
Jo i lehtë për t'u lexuar (përtypur), thellësisht meditues dhe intrigues, 'Një zemër kaq e bardhë' do të ishte leximi më i mirë gjatë pushimeve. ♥️